Nga Shqipëria / E Enjte 27 Dhjetor 2018, 15:03

Video prekëse: Momenti kur 11-vjeçari merr vesh që u adoptua nga tezja e tij do t’ju përlot

Një video e një djaloshi 11-vjeçar ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit dhe ka përlotur shumë përdorues në internet. Carter Wyles ka marrë në ditën e Krishtlindjeve dhuratën më të bukur nga ana e tezes së tij.

Leah Kiphart, nga Lancaster, Ohio, kishte vendosur që të adoptonte nipin e saj 11 vjeçar i cili nuk i kishte prindërit. Familjes së saj prej 7 anëtarësh ajo vendosi ti bashkohej edhe Carter i cili teksa ka marrë dhuratat e Krishtlindjeve ai gjeti një kuti e cila përmbante një foto të familjes së Leah-s, ai gjeti gjithashtu një letër që i kërkonte atij që t’i bashkohej familjes së tyre.

“Carter, kjo është fotoja e fundit që ne kemi bërë bashkë të gjithë si familje. Të gjithë ne do të donim shumë që në foton e ardhshme të jesh edhe ti brenda si pjesë e familjes sonë. Carter do të pëlqente të ishe një Kiphart dhe të ishe djali dhe vëllai jonë? Ne të duam.”, shkruante tezja tek letra.

Ky është moment prekës kur 11-vjeçari merr vesh që do të adoptohet nga tezja e tij on Vidnews.