Moderatorja e njohur shqiptare Nevina Shtylla ka arritur t rrëmbejë zemrat e publikut që në daljen e saj të parë. Ajo këtë sezon moderoi “Proçesi Sportiv” në krah të Edi Manushit.

Mirëpo, së fundmi moderatorja i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave në Instastory, ku njëri prej tyre e ka pyetur moderatoren se në çfarë emisioni të rradhës do të jetë tek Top Channel.

“Emisionin e të dielës. Por nesër do t’ju tregojë më tepër”, është shprehur moderatorja, duke treguar se do të shfaqet çdo të dielë me një emision të ri në këtë kanal.




