Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Soiree" ka qenë e ftuar gazetarja dhe modertaorja e njohur Dasara Karaiskaj, e cila për herë të parë ka folur për bashkëshortin e saj dhe surprizat e ndryshme që ai i ka bërë.

Ajo ka rrëfyer se bashkëshorti i ka bërë gjithsej dy surpriza, një ndër tyre ishte edhe propozimi për martesë.

“Unë dy herë jam surprizuar nga dhuratat, dhe ato m’i ka bërë bashkëshorti im, Damiano. Një vit më kishte blerë një palë pizhama dhe unë mendova se ishin ato dhurata. Por poshtë kur e hapa pashë telefonin e fundit”, tregoi gazetarja.

“Dhurata e dytë ishte po kështu, që e kam përjetuar shumë si eksperiencë është ajo para disa vitesh. Ne jemi të dy natyra pak neglizhente, me zor u martuam. Asgjë nuk kemi menduar. Kështu, në 1 vjetorin e martesës më sjell një kuti me muffins. Por poshtë ishin dy unazat e martesës”, ka rrëfyer Dasara, duke treguar propozimin e pazakontë.





