Këngëtarja e njohur shqiptare e hitit "Pa mua", Anxhela Peristeri, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, ku dhe ka diskutuar mbi temat e dhuratave të padëshiruara.

Teksa ishte në këtë emision, Anxhela ka treguar se njëherë një fanse i ka ofruar gjithë pasurinë e saj, por ajo nuk e pranoi.

“Ka qenë një histori e gjatë. Një grua që donte të më linte një pasuri dhe nuk e pranova. Mendoj që asnjeri nuk të jep diçka kaq të madhe pa e njohur dhe pa pasur diçka. Gjithçka ka një prapaskenë. Dhuratat nuk duhen pranuar nëse nuk vijnë nga njerëz të afër”, ka rrëfyer këngëtarja, duke treguar se e kishte refuzuar ofertën tunduese.





