Nga Shqipëria / E Enjte 27 Dhjetor 2018, 12:12

Del vendimi i ri, ja sa do të rritet paga minimale në Shqipëri

Pas vendimit të marrë në maj të vitit 2017 ku paga minimale në vendin tonë u rritë në 24,000 lekë, ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur që paga minimale të rritet me 2000 lekë.

Pra për 174 orë në vit nga 24,000 lekë ka shkuar në 26,000 lekë në muaj.

Siç mund ta lexoni, në deklaratë thuhet se: – Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a zik, vendas ose i huaj, do të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë; – Paga bazë minimale mujore do të jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës; – Paga bazë minimale orare do të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë; – Shtesat me karakter të përhershëm do të jepen mbi pagën bazë. Ky vendim hyn në fuqi pas datës 1 janar të 2019-s.