Nga Shqipëria / E Enjte 27 Dhjetor 2018, 12:12

Më në fund, zbulohet se kur fillon emisioni i ri i Fjoralba Ponarit

Prej disa kohësh në media është përfolur për rikthimin e moderatores së njohur Fjoralba Ponari në ekranin e  Top Channel. Ajo vetë pak kohë më parë lajmëroi se do të vijë në emisionin ‘E diell’ dhe do të ketë një rubrikë që do i dedikohet fëmijëve.

Së fundmi, Fjoralba i është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instagram’ dhe ka zbuluar se emisioni do të nisë më shpejt na sa e mendonim.

Moderatorja së bashku me shumë personazhe të tjerë të njohur do të rikthehet në ekran në datën 27 janar, ku dhe do të startojë emisioni ‘E diell’.