Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Dhjetor 2018, 18:06

Me vetëm një mesazh, Albi Nako pushon Gracianon nga puna krejt papritur

I ftuar së fundmi në emisionin "Thumb" ka qenë balerini i njohur Graciano Tagani i cili ka zbuluar për të gjithë se koreografi i njohur Albi Nako e ka pushuar nga puna me vetëm një mesazh.

“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga ëhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën.” – shprehet ai.

Ndërkohë që ende nuk dihet se përse Albi ka marrë këtë vendim për Grancianon, por shumë fansa mendojnë se kjo ka ndodhur për shkak të deklaratës që balerini bëri në Shiko kush luan ku tha se do të linte Albi Nakon për trupën e baletit të Top Channel.