Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Dhjetor 2018, 18:06

E papritur/ Majlinda Bregu braktis Shqipërinë për këtë arsye

Ish-Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ se do të braktis shumë shpejt Shqipërinë. Sipas burimeve pran ‘Newsbomb’, Bregu do të shkojë në Sarajevo për një post të rëndësishëm.

Majlinda ka publikuar një foto ku shihet me një ditarë, ndërkohë që ka falenderuar mikeshat e saj publikisht.

“Goca, jeni zemra! Do më marrë malli për qeshjet pa teklif e bisedat pa tituj, për ditët e bukura e për ato me nerva tel, që i kemi ndarë pandryshueshmërisht ndër vite. E di që sa të nisem do më hidhni baterinë e telefonit në tokë, nga chat-et në ëa- it e nga video call:). Falemindeeeeriiit! Ju kam shumë xhan edhe pse “ju mora pak inat”që më bëtë surprizë këtë përlotjen e merituar P.s.O Zot! Ky libër-th, ka mesazhe të papara! Me c’keni shkruar, tani e njoh veten më mirë...”, ka shkruar Bregu.