Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka dhënë së fundmi lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës. Ai ka lajmëruar se në natën e ndërrimit të viteve do të ketë një koncert madhështor në sheshin Skënderbej.

“Jam i lumtur që bashkë me ekipin kemi organizuar gjithçka për natën e Vitit të Ri. Kemi organizuar një spektakël me fishekzjarrë, do ketë një koncert të madh në shesh, ku do festohet dhe artistë të mirënjohur të cilët do të këndojnë. Gjithashtu siç jemi njohur me vendimin e kryeministrit do jepet edhe çeku për foshnjat që do lindin. Mendoj se do jetë një vit tepër i mbarë”.

Sic dihet këtë vit do të ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe për këtë arsye Veliaj ka lajmëruar se do të hedh vetëm Bashkia.

"Siç është njoftuar, këtë vit, nuk do jenë më qytetarët por do jetë Bashkia ajo që do hedhë fishekzjarrët. Zhurma, tymi, kaosi dhe incidentet do marrin fund”.




