Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Dhjetor 2018, 17:05

Sherri me Beatrixin, Anxhelina habit me vendimin e saj

Prej disa javësh në media është komentuar sherri i bujshëm mes dy këngëtareve të njohura Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina. Sic u raportua në media ato janë zënë për shkak të make up artistit të njohur Ariel.

Sherri i tyre u konfirmua edhe më shumë pasi dy kushërirat nuk e ndjekin më njëra tjetrën në rrjetet social. Mirëpo, me afrimin e festave të fundvitit Anxhelina ka dhënë një mesazh për të gjithë.

"Po eci drejt 2019-s me një zemër dhe mendje të pastër. Nëse më detyrohesh diçka, mos u shqetëso. Nëse më ke bërë diçka të gabuar, gjithçka është në rregull, mësimet u morën. Nëse je i zemëruar me mua, fitove sepse unë e lashë të iki! Nëse nuk flasim, është në rregull, sinqerisht të uroj gjithë të mirat. Nëse ndjen se kam gabuar me ty, të kërkoj falje, nuk ka qenë e qëllimshme. Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për t’u kapur pas inatit, zilisë, stresit apo dhimbjes. Kjo shkon për 2019, do t'a bëj një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje. Gëzuar Krishtlindjet 2018”- ka shkruar Anxhelina në postim.