Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Dhjetor 2018, 17:05

Marrëdhëniet me vjehrrën, Alfio zbulon si shkon Fatma me nënën e tij

Moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, mbajtën të fshehtë marrëdhënien e tyre për rreth dy vjet, dhe  vetëm disa javë më parë e bënë publike për fansat.

Tashmë ata bashkëjetojnë dhe publikojnë shumë foto nën praninë e njëri-tjetrit, ku vetëm disa ditë më parë realizuan edhe intervistën e parë si një çift.

Pak më parë, Alfio ka shpërndarë në Instastory një foto ku shihet Fatma me mamanë e tij. Ato shihen duke përqafuar njëra-tjetrën teksa qeshin para kamerës, duke treguar kështu se kanë një marrëdhënie shumë të mirë nuse-vjehrrë.