Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Dhjetor 2018, 15:03

Krishtlindje plot dashuri, Shkëlzen Berisha i bën surprizën madhështore Arminës

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani janë një nga çiftet më të komentuara në media. Jeta e tyre personale përbën gjithmonë një interes për fansat dhe përflitet gjatë.

Blogerja e njohur në natën e Krishtlindjeve është surprizuar nga  ana e partnerit, i cili i kishte përgatitur asaj një super dhuratë.

Në një video të publikuar në ‘Instastory’, Armina ka treguar buqetën e madhe me trëndafila që Shkëlzeni kishte përgatitur për të. Ai i kishte bërë plot 50 trëndafila rozë dhe ja kishte vendosur tek dera e shtëpisë.

Erdha në shtëpi dhe pashë këto. Jam e mahnitur”, shkruan Armina duke etiketuar partnerin e saj, i cili njihet për surpriza të tilla dhe natyrën romantike.