Në natën e Krishtlindjeve, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora i festoi nën muzikë dhe valle shqiptare. Në disa video të shpërndara në rrjetet sociale, Rita shfaqej duke kërcyer nën ritmet e këngës 'Valle Kosovare' të Shpat Kasapit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shpatit i cili nëpërmjet një postimi në 'Instagram' ka thënë dy fjalë për këngëtaren. Ai ka publikuar në ‘Instastory’ një video ku Rita shfaqej duke kërcyer, ndërkohë që pran saj ka shkruar: "Të këndofsha në dasmë Rita!"







