Ditën e djeshme në ditën e Krishtlindjeve, 66 ushtarakë shqiptarë kanë mbaruar misionin e tyre 6 mujor në Afganistan edhe janë rikthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Ka qenë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,e cila ka postuar në profilin e saj një video shumë emocionuese ku njëri nga rreshter Ervin Todo ka surprizuar familjen e tij me ardhjen në Shqipëri.

Fëmijët janë emocionuar pa masë teksa kanë parë babain e tyre dhe kanë vrapuar pranë tij për ta përqafuar.

“Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve. Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!” shkruan Xhaçka.




