Reperi i njohur shqiptar Capital T këtë fundvit i ka zbukuruar jetën shumë personave në nevojë. Pak kohë më parë ai I ndërtoi shtëpinë 5 familjeve të varfra, ndërkohë që disa ditë më parë shkoi në një shkollë dhe u bleu dhurata gjithë fëmijëve rom.

Mirëpo, siç duket bamirësia e tij nuk është pritur aspak mirë nga disa prej fansave të tij dhe shumë prej tyre kanë hedhur baltë mbi bamirësinë e tij. Capital T ka reaguar ashpër mbi këto fjalë nëpërmjet një statusi.

“Për të gjithë ata njerëz të lig që ju pengon bamirësia ime e ata të cilët kanë shpirtin për të sharë humanitetin e çfarëdo lloji, zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt. Kur ju pengon humaniteti mendo sa shumë ju pengon suksesi im”, – ka shkruar këngëtari në një postim në ‘Instagram’.





