Shumë personazhe të njohur shqiptar dhe të huaj kanë shpërndarë ditën e djeshme shumë foto he video ku tregonin se si po i festonin Krishtlindjet. Një ndër tyre ishte edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila ka gëzuar të gjithë shqiptarët me videot e saj.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, Rita shfaqet duke kërcyer valle shqiptare nën ritmet e këngës ‘Valle Kosovare’ të kënduar nga Shpat Kasapi.

Ajo shihet së bashku me një mikesh, duke mbajtur shami në dorë dhe duke u kënaqur me vallen shqiptare. Si gjithmonë, Rita tregoi publikisht se asnjëherë nuk i harron traditat e vendlindjes së saj.






