Siç dihet Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të lartë të emigrantëve. Shumë shqiptarë prej vitesh janë larguar nga vendlindja në drejtim të një shteti tjetër për një jetesë më të mirë. Shumë prej tyre madje kanë arritur që të marrin dhe një nënshtetësi nga vendet e BE-së.

Sipas një raporti të fundit nga "Eurostat", që nga viti 2002 e deri më sot kanë arritur të marrin një nënshtetësi të huaj plot 330 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë. Pra rreth gjysmë milionë shqiptar kanë hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare dhe kanë zgjedhur një të huaj.

Dy nga vendet kryesore që kanë dhënë nënshtetësi për shtetasit shqiptar ka qenë Greqia dhe Italia. Që nga 2002 rreth 150 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke dhe rreth 148 mijë kanë marrë nënshtetësinë italiane. Komuniteti shqiptar është i dyti në Itali për sa i përket numrit.

Vendi i tretë për sa i përket lëshimit të nënshtetësive është Mbretëria e Bashkuar ku prej 2002 janë dhënë rreth 11 mijë të tilla.
Nënshtetësinë gjermane e kanë marrë 5700 shqiptarë. Të dhëna nga Eurostat tregojnë se në 2017 numri i shqiptarëve që jetojnë atje u përgjysmua nga 74 mijë në 49 mijë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë azilkërkues të cilët iu është refuzuar kërkesa për azil dhe janë riatdhesuar në Shqipëri. Nga 2011 në Gjermani kanë aplikuar për azil në Gjermani 90 mijë shqiptarë, por pjesa më e madhe e tyre kanë marrë përgjigje negative.

Më pas numrin e nënshtetësive të lëshuara ishte Belgjika me 5000 aplikime.
Franca lëshoi rreth 3400 nënshtetësi për këtë periudhë. Mungojnë të dhënat e raportuara nga Franca mbi numrin e shqiptarë që jetojnë aktualisht atje, por së fundmi ka pasur një bum të kërkesave për azil nga shqiptarët, duke u renditur në 3 vendet kryesore të origjinës. Prej 2011-s rreth 40 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë.

Në Suedi dhe në Austri janë lëshuar respektivisht nga 1000 nënshtetësi për shtetas shqiptarë.
Në total janë rreth 1.6 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, sipas të dhënave të Diasporës, një publikim i ri i INSTAT. Nga këta 825 mijë individë (gati 53%) janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra.
Burimi:Monitor.




