Aktori i njohur shqiptar i cili ka luajtur në një sërë filmash si "The girl on the train", "Bridge of spies", Marko Caka ka habitur së fundmi të gjithë ndjekësit e tij teksa nëpërmjet një statusi në Instagram ka lajmëruar se ka marrë vendimin të bojkotojë Instagramin, pasi ia shpifin postimet e luksit të tepruar të shqiptarëve.

Siç dihet ai jeton prej kohësh në Amerikë, ku dhe është bërë pjesë e kinematografisë atje, mirëpo nëpërmjet postimit të tij ka zbuluar se ndonëse e ka rrogën sa katërfishi i Kryeministrit, ja shpif jeta e luksit që bëjnë shqiptarët.

"Unë dua ta festoj kështu..
Kam vendosur ta bojkotoj instagramin duke zvogëluar postimet e shpeshta sepse më është shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptare (gjoja VIP) ku përreth tyre jeton vetëm skamja. Mbrëmë ishte darka e ime e parë pas kaq kohe i ftuar tek një mik i imi në Neë Jersey sepse sado që pagën e kam sa katërfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohe te shplodhem, jo më të bredh pas darkave festive duke bërë dhurata të pafund si instagramistet shqiptare. Ma keni shpifur që nuk i hidhni sytë sadopak tek njerëzit përreth jush të mbledhur pranë sofrës të pangrënë. Merry Christmas”!, shkruan ai pranë fotos ku shfaqet me një të pastrehë.





