Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya ka ndarë së fundmi një lajm shumë të bukur me fansat e saj. Me rastin e Krishtlindjeve, ajo ka treguar se djali i saj ka ardhur në jetë dhe është bërë për herë të parë nënë.

Maya ka ndarë një foto mjaft të bukur në Instagram, ku shihet me karrocën e bebit dhe në përshkrim të fotos ka zbuluar për të gjithë dhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për të.

"Gezuar Krishtlindjet! Kete vit jane Krishtlindjet me te bukura te jetes sime,pasi Zoti me bekoi me nje djale. Edhe nje here gezuar dhe Zoti ju bekofte! Me dashuri ,Maya&Jonas."- ka shkruar ajo krahas fotos.







