Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa pak muaj më parë u bënë për herë të parë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Kajan. Çifti ka qenë shumë aktiv këto kohë në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto të Kajan, por pa ja zbuluar fytyrën.

I ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”, Erioni ka folur për herë të parë për udhëtimin që Kajan bëri në Japoni. Siç tregon kryebashkiaku gjithçka shkoi shumë mirë në Japoni,por me të kthyer në Shqipëri djali i bëri zbor atij dhe Ajolës për shkak të ndryshimi të orareve.

“Kur ikëm u soll shumë mirë. Në avion 15 orë, njerëzit mezi e morën vesh që kishte bebe se nuk u grind fare, fjeti top. U mësua dhe me orarin atje. Tani është kjo mosha 2 muaj e gjysmë që nuk i dallon gjërat qartë, por dallon format, fillon dallon një çikë ngjyrat. Tërë kohën vetëm shihte, zgurdullonte sytë, lodhej edhe flinte si qingj.

Kur u kthyem, që ndërroi orari, atje është 8 orë para. Ora 12 e natës këtu, kur ne duam të flemë, është për të ora 8 e mëngjesit atje, ku ai zgjohet me energji. Na ka bërë një zbor, na ka mbajtur një fjalim mbrëmë."- ka rrëfyer Kryebashkiaku gjatë intervistës në makinë.






