Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 18:06

5 vite pas adoptimit të djalit, Fjodora Fjora tregon se si ai i ndryshoi jetën

Moderatorja e njohur shqiptare Fjodora Fjori ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën Bordo, ku ka rrëfyer diçka më shumë për birësimin e djalit të saj Alteo që tashmë ka 5 vite që është bërë pjesë e jetës së moderatores.

Ajo ka rrëfyer se birësimi i tij i ka ndryshuar jetën pasi më parë ajo as nuk e merrte mundimin që të zbukuronte shtëpinë për festat pasi pothuajse nuk qëndronte fare atje.

"Unë kam qenë një njeri që as pemë nuk mbaja në shtëpi, duke qenë se familjen time e kisha jashtë Shqipërisë dhe unë vetë isha gjithë kohës jashtë shtëpisë për shkak të angazhimeve. Të them të drejtën nuk e ndjeja fare të krijoja në shtëpinë timë një atmosferë festash. Por, që ditën që Teo ka hyrë në shtëpi gjithçka ka ndryshuar. U shtuan dritat, pema, zbukurimet, dhuratat, momentet ngazëlluese, pra i gjithë përjetimi i festave me ardhjen e tij është krejt ndryshe. Më kujtohet viti i parë kur Teo ishte me mua dhe vendosa që Vitin e Ri ta bënim të dy bashkë, tashmë si familje por nuk gjej fjalë të përshkruaj emocionin që ndjeja. Kisha nevojë të rrija vetëm me të, e të krijonim të dy bashkë atë atmoferën e ngrohtë të familjes."- është shprehur ajo.

Ndërsa moment që ajo kthehet në shtëpi pas një dite të lodhshme, për të është moment më i bukur i ditës.

"Është momenti që mezi pres, momenti më i bukur i ditës, (pasi kam kaluar orë të tëra në punë, me takime, regjistrime, intervista, aktivitete)…kur sapo fus çelësin në derën e shtëpisë dhe ende pa u hapur mirë, dëgjoj një thirrje “Mamiiii”, “Mamiiii”…aty më zhduket i gjithë stresi dhe lodhja e ditës, e pas mbylljes së derës pas meje, jemi vetëm ne të dy; e pastaj asgjë tjetër nuk ka rëndësi.Aty them ja vlejti çdo gjë."- ka rrëfyer Fjodora.