Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 18:06

Dy bukuroshe të vërteta, Zaimina prezanton publikisht dy vajzat e burrit

Ditën e djeshme, Zaimina Vasjari publikoi një foto shumë të ëmbël me vogëlushen e saj Khloe, duke uruar të gjithë ndjekësit Krishtlindjet.

Tek kjo foto Zaimina shfaqej e veshur me një fustan të kuq, ndërsa në krahë mbante Khloe-n, në një ambient që ishte dekoruar për festa.

Por pak më parë, këngëtarja e njohur ka publikuar një foto të dy vajzave të bashkëshortit të saj, që mbajnë në dorë vogëlushen Khloe.

Jennifer dhe Kristel janë veshur të dyja me të kuqe, njësoj si motra e tyre e vogël, duke krijuar kështu një kartolinë të bukur për festat.