Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 16:04

Këto 131 mijë familje marrin shpërblim shtesë, ja si mund ti tërheqin

Me rastin e festive të fundvitit qeveria ka dhënë shumë shpërblime për të moshuarit të varfëritë etj. Disa ditë më parë qeveria dha lajmin se familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin shpërblim 3 mijë lekë.

Të gjithë personat që do të përfitojnë nga ky shpërblim do të mund ta tërheqin atë që nga dita e sotme pranë Postës Shqiptare.

3000 lekë për familjet e skemës së ndihmës ekonomike.

3000 lekë dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Në total do të përfitojnë 62,640 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike. Po kështu do të përfitojnë dhe 69 000 persona me aftësi të kufizuara.

Kush përfiton sipas vendimit

a) Familje, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;

b) Familje, të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar;

c) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;

ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar”, - thuhet në vendimin e qeverisë.

Pensionistët

Ndërkojë të gjithë pensionistët thuajse e kanë tërhequr shpërblimin prej 5 mijë lek të reja që miratoi qeveria. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, më shumë se 500 mijë të moshuar, tashmë e kanë marrë shpërblimin. Pensionistët e kanë marrë ose në postë, ose bashkë me pensionin e tyre, nëse nuk e kishin tërhequr.