Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 15:03

'Është suksesi im më i madh', Xhensila flet për herë të parë për Ajkën

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku pak muaj më parë u bënë për herë të parë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë Ajka.

Çifti është treguar mjaft i rezervuar dhe nuk ka publikuar asnjë foto me vogëlushen, duke ruajtur kështu privatësinë e saj. Mirëpo, ditën e sotme Xhensila për herë të parë pas ardhjes në jetë të Ajkës ka dhënë një intervistë për ‘Revistën Class’ ku ka zbuluar më shumë për ndjesinë e të qenurit nënë dhe raportin me Besin.

“Ështe magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e sa raste. E gjithë shtëpia vjen aromë “Ajke”. Dhe në të vërtetë nuk ja di aspak ndjesinë nëse nuk e provon. Vajza është suksesi im më i madh. Ështe dueti ynë më i bukur. Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në boten dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta. Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi. Nuk do të mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time.”, ka treguar këngëtarja për Ajkën.