Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 15:03

Ditë e veçantë për Afronën dhe Bleron, këngëtari bën dedikimin më romantik për partneren

Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij Afrona janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar në media. Jeta e tyre private përben gjithmonë një interes për publikun.

Shumë aktiv dhe të ndjekur në rrjetet sociale, çifti shpesh herë publikon foto dhe video nga përditshmëria  e tyre. Mirëpo, dita e sotme është mjaft e veçantë për ata pasi festojnë përvjetorin e fejesës.

Ka qenë Afrona e para, që krahas urimit për Krishtlindjet bëri dhe një dedikim emocionues për Bleron. Më pas këngëtari duke shpërndarë një foto me partneren i ka thënë asaj disa fjalë zemre.

"Edhe një tjetër vit i mrekullueshëm i fejesës tonë. Gëzuar përvjetorin dhe akoma më shumë kohë të lumtura bashkë. Të dua."- shkruan ajo.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Another great year of our engagement... Happy anniversary baby and many more beautiful times together❤️ Love youð??ð?¼â¤ï¸

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

"Falenderoj Zotin për jetën që do të ndajmë dhe më shumë se për gjithçka, që do ta ndaj me ty. Gëzuar përvjetorin."- ka shkruar Blero në profilin e tij në Instagram, ku ka publikuar një foto të Afronës.