Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 15:03

Surprizë romantike, Turi i bën dhuratën më speciale Orindës për Krishtlindje

Moderator i njohur Turjan Hysko, me rastin e Krishtlindjeve ka përgatitur një surprizë shumë të veçantë për bashkëshorten e tij Orinda Huta.

Ka qenë vetë Orinda ajo që ka zbuluar dhuratën speciale që Turi kishte zgjedhur për të. Në një postim në 'Instastory' ajo ka treguar se moderatori i ka blerë një aksesor në formë unaze, në të cilën shkruhej një dedikim special për të.

"Më të mirat s'kanë ardhur ende."- shkruhej në dhuratën së cilës Orinda iu përgjigj në Instastory: "E di, dashuria e jetës time."