Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 14:02

E mohoi shtatzëninë, por ky detaj nxjerr zbuluar Rezarta Shkurtën

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta pak kohë më parë ka qenë në vëmendje të mediave pasi është përfolur se ajo dhe bashkëshorti Ermal Hoxha janë në pritje të fëmijës së parë. Shkak për këto lajme u bë një video ku ajo shfaqej me barkun e fryrë.

Mirëpo, Rezarta ka reaguar menjëherë dhe i ka hedhur poshtë lajmet se ajo është në pritje të një fëmije.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme të gjithë fansat kanë nisur sërish thashethemet se Rezarta është në pritje të ëmbël për shkak të një fotoje që ajo ka postuar në Instastory ku shihet duke mbajtur barkun e fryrë me duar.