Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 14:02

Askujt nuk i shkon mendja, ja cili gatim popullor shqiptar për festat njihet nga të huajt

Portali i njohur i preferencave ushqimore "Taste Atlas", ka dhënë së fundmi një listë të të gjitha ëmbëlsirave dhe ushqimeve tipike të shteteve europiane për festat.

Sipas kësaj harte vendi jonë njihet për byrekun e kungullit, një pjatë kjo që përdoret shumë për festat. Po ashtu edhe bakllavaja renditet si një ëmbëlsirë tipike në vendin tonë, por që më tepër është një ëmbëlsirë me prejardhje turke sesa shqiptare.

Ndërsa Italia  si ushqime dhe ëmbëlsira tipike ka: ‘pandoro’, ‘torrone’, ‘struffoli’ dhe ‘cuçidati’  gatime këto që do i provoni me patjetër nëse e vizitoni.

Franca mbahet për panetonen e famshme, ndonëse një pjesë e mire mendojnë se kjo ëmbëlsirë është italiane. Një tjetër pjatë e ëmbël e tyre është ‘bredele’, ‘buche de noel’ dhe ‘guinette’.

Taste Atlas shpjegon më tej në Ballkan, se në Serbi ‘slatka cesnica’ ju pret në tryezën e shtruar për festa, ndërsa në Kroaci ‘paprenjaci’ dhe ‘fritule’.

Po ashtu, Gjermania jep disa alternativa si ‘stollen’, ‘boukete’ dhe ‘engelsaugen’.

Ndërsa në një artikull të mëparshëm për pjatat kryesore në të gjithë Europën, Culture Trip ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës, bazuar në kërkimet e motorit të Google. Sipas saj, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi.

Sipas hartës së publikuar, ushqimi më popullor në Shqipëri është ‘çomleku’.

Në Kosovë dhe në Serbi, ‘Peskavicat’, ndërsa në Maqedoni, pjata më popullore është ‘gjella me fasule’. Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’.

Nuk kishte si të ishte ndryshe në Itali, ku ushqimi më popullor janë ‘pizza-t’. Në Zvicër është ‘djathi i shkrirë’.