Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 13:01

Dalin pamjet/ Ja si festohen Krishtlindjet në super shtëpinë e Ornela Bregut

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Ornela Bregu, prej disa kohësh është zhvendosur në Spanjë ku dhe së bashku me familjen kanë marrë vendimin që të jetojnë atje, për shkak se fëmijët e saj kanë vazhduar studimet atje.

Ajo ka qenë mjaft aktive dhe vazhdimisht ka publikuar foto me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Mbrëmjen e djeshme, Ornela ka publikuar një foto ku shihet duke shtruar tavolinën për festën e Krishtlindjeve.

"Gezuar festat te gjitheve! Vit te mbare ne familjet tuaja", shkruan Ornela pranë foto ku bie në sy ambient luksoz i shtëpisë së saj.