Siç dihet futbollistët janë personat më të paguar dhe shumë prej tyre bëjnë një jetë luksoze dhe nuk ngurrojnë që ta reklamojnë atë në rrjetet sociale. Mirëpo, ndryshe nga kolegët e tij, futbollisti i famshëm Edison Kavanin ndonëse është një ndër më të paguarit preferon që të bëjë një jetë shumë të thjesht dhe modeste.

Futbollisti i PSG ka habitur të gjithë teksa në një vizitë në vendlindjen e tij është shfaqur mjaft i thjesht si gjithë banorët e tjerë të. Ai është parë duke përdorur transportin publik, teksa ka qenë duke shkuar në Montevideo, për t’iu bashkuar shokëve në ekipin kombëtar.

Kavani paguhet plot 13 milionë euro në vit , mirëpo si për të dhe për familjen e tij leku nuk ka shumë rëndësi pasi ata kanë zgjedhur të bëjnë një jetesë shumë të thjesht si gjithë banorët e tjerë të Uruguait duke hequr dorë nga luksi.




