Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 12:12

Djalë apo vajzë? Zbulohet më në fund gjinia e bebit të Elitës dhe Gjikos

Prej disa kohësh çifti i njohur i showbizit, Elita Rudi dhe Gjiko bënë publik lajmin se janë në pritje të fëmijës së parë. Dyshja është tepër e emocionuar dhe shpesh herë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale kanë treguar se mezi po presin të mbajnë në krahë foshnjën e tyre.

Së fundmi Elita dhe Gjiko janë nisur për disa ditë pushimi në Milano, ku dhe kanë ndarë një foto shumë të ëmbël me fansat. Në foto shihet Gjiko teksa është ulur në gjunjë duke puthur barkun e Elitës.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Djal a qikë ? ð??¶ð?»

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

"Djalë apo vajzë?, ka shkruar Gjiko pranë fotos duke pyetur fansat për gjininë e bebit.

Mirëpo, ndonëse ata nuk e kanë treguar ende gjininë, burime pranë 'Prive' kanë zbuluar se çifti i dashur për publikun do të bëhet me një djalë.