Një shqiptar nga Podujeva ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e të gjithë mediave Austriake dhe është konsideruar hero pasi ka shpëtuar jetën e një 14 vjeçari.

Bëhet fjalë për Muharrem Behrami, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Linz të Austrisë. Ai së bashku me policinë dhe zjarrfikësit i kanë shpëtuar jetën një djali i cili kishte ngecur në një oxhak. Ka qenë shqiptari i pari që ka dëgjuar ulërimat e djalit dhe më pas ka lajmëruar autoritetet dhe i ka ndihmuar ata që ti shpëtonin jetën adoleshentit.

Ky rast ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave të huaja, dhe gazeta “Land Leute” ka shkruar dhe një artikull për të.
“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat të më në fund të lokalizoheshin”, ka shkruar gazeta austriake, sipas faqes “Podujeva Vendlindja Ime”.

“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u lajmërua në orën 3:30. Shpëtimi i fëmijës nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”, ka shkruar gazeta.

“Në orën 4:30, fëmija u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur dhe i çrregullt. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet tutje në artikullin e gazetës austriake.

“Unë vetëm kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë ai për mediat austriake.




