Nga Shqipëria / E Martë 25 Dhjetor 2018, 12:12

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj kapen mat, ja si i festuan Krishtlindjet

Moderatorja Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj  kanë qenë një nga dyshet më të komentuara këtë vit në media. Ata janë kapur shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo ka bërë që shumë media dhe fansa të aludojnë se ata janë në një lidhje.

Mirëpo, vetë çifti e ka mohuar dhe gjithmonë janë treguar diskret në lidhje me marrëdhënien e tyre. Së fundmi u përfol në media se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes, duke qenë se ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Por fotoja e fundit e tyre i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për një ndarje të mundshme. Në disa pamje të publikuar nga ‘Prive’, Luana dhe Krenari janë kapur mat në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ku Luana kishte shoqëruar të dashurin  saj në meshën e Krishtlindjeve.