Vogëlushja 6 vjeçare, Madison Danter ka prekur së fundmi të gjithë rrjetin me letrën që i ka shkruar babait të ndjerë. Nëpërmjet kësaj letre ajo i ka kërkuar atij që të kthehet nga parajsa për festën e Krishtlindjeve.

Kërkesa e saj ka tërhequr vëmendjen e kujdesit të personelit mbretëror në Britani të cilët i kthyen asaj një përgjigje shumë të ngrohtë duke i thënë se letra u dorëzua në mënyrë të sigurt tek babai, Thomas Danter.

Siç raportuan mediat e huaja babai I saj vdiq në moshën 40 vjeçare pasi u operua për një operacion të pestë të zëvendësimit të valvulave të zemrës.

Ishte kaq e trishtuar," tha xhaxhai i vajzës. "Ajo më pyeti se si mund ta dërgonim përgjigjen e saj te babai i saj dhe i thashë asaj se do ta linim natën dhe do ta lëmë magjinë e Krishtlindjes".



