Nga Shqipëria / E Hënë 24 Dhjetor 2018, 18:06

Urimi i Krishtlindjeve, Zaimina Vasjari dhe Khloe publikojnë foton më të ëmbël

Ky vit ka qenë tepër i veçantë për këngëtaren e njohur shqiptare Zaimina Vasjari e cila u bë për herë të parë nënë e një vajze pak muaj më parë. Ajo ka qenë shumë aktive dhe vazhdimisht ka publikuar foto të Khloes gjatë këtyre muajve.

Mirëpo, ditën e sotme Zaimina ka publikuar një foto mjaft të ëmbël dhe të veçantë dhe nëpërmjet një urimi ka uruar të gjithë shqiptarët Krishtlindjet.

Në foton ku shfaqet me Khloen në krahë pranë bredhit të zbukuruar, Zaimina ka shkruar: “E vogla ime Khloe, këtë fundvit, kam gjithë botën në duart e mia, të kam ty. Faleminderit Zot”,-shkruan Zaimina krahas fotos në fjalë.