Nga Shqipëria / E Hënë 24 Dhjetor 2018, 17:05

Thanë se nuk janë zënë, por ky detaj nxjerr zbuluar sherrin me pjesëtarëve të Babastars

Prej disa kohësh në media është komentuar gjatë se mes pjesëtarëve të 'Babastars' ka ndodhur një sherr. Të shumta kanë qenë lajmet që kanë shkruar se Agon Amiga është zënë me Getoar Selimin dhe Majk dhe se madje ka vendosur që të largohet nga labeli i njohur.

Mirëpo, pak javë më parë ata hodhën poshtë lajmet dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme duke treguar se ata vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe se mes tyre nuk ka asnjë përçarje.

Megjithatë së fundmi shumë fansa kanë vënë re se Agon Amiga nuk e ndjek më Getoarin dhe Majk në Instagram dhe madje as Geti nuk e ndjek. Ky detaj ka shtuar edhe më shumë dyshimet se tashmë marrëdhëniet e tyre janë prishur dhe se Agon Amiga nuk është më pjesë e Babastars.