Nga Shqipëria / E Hënë 24 Dhjetor 2018, 16:04

Tre ditë pas lindjes së vajzës, Labinot Gashi i bën pritjen gjigante Rroas

Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi tre ditë më parë u bë baba për herë të parë të një vajze. Ai dhe bashkëshortja Qëndresa vendosën që vajzën ta pagëzojnë me emrin Rroa.

Lajmin e ardhjes së vogëlushes në jetë e dha vetë Labinoti nëpërmjet një postimi në Instagram ku u shprehë shumë i emocionuar që po mbante në krahë vajzën e tij.

Ndërsa ditën e sotme moderatori ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve edhe pritjen madhështore që i kanë bërë Rroas në shtëpi.

Në foto dhe në video shihet se Labinoti e ka mbushur shtëpinë plot me tullumbace ngjyrë rozë, arushë pellushi, shumë fjongo, qirinj etj. Ndër të tjera Labinoti ka përgatitur dhe një dhuratë shumë speciale për Rroan, një kornizë ku janë vendosur të gjitha të dhënat e saj që nga ora e lindjes e deri tek data.