Nga Shqipëria / E Hënë 24 Dhjetor 2018, 16:04

Krejt papritur, Samanta merr vendimin drastik për karrierën e saj

Këngëtarja Samanta Karavella është një prej personazheve më të njohura shqiptare, e cila ka bërë disa hite të njëpasnjëshme në tregun muzikor shqiptar.

E komentuar shumë nga mediat dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, Samanta e ka filluar karrierën e saj që në moshë të vogël dhe prej disa vitesh ishte pjesë e “Max Production”.

Mirëpo, “Prive” ka zbuluar se Samanta e ka braktisur këtë produksion pas disa kohësh pune me të. Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar këngëtaren për të marrë vendimin e këtij largimi.