Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshehtësi të plotë, këngëtarja e hitit "Nothing breaks like a heart", Miley Cyrus dhe aktori i njohur Liam Hemswoth i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private.

Në disa pamje që disa prej miqve dhe familjarëve kanë publikuar në rrjetet sociale kanë ngritur dyshimet se Miley dhe Liam kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni shumë të thjeshtë.

Në fotot dhe videot që u bënë menjëherë virale në media shihe se çifti shfaqet duke prerë tortën ndërkohë që pranë kanë shampanjë, e madje në mure janë varur tullumbace që shkruajnë “Zoti dhe Zonja”.

Kjo ceremoni sekrete është zhvilluar në shtëpinë e çiftit, ndërkohë që këngëtarja kishte zgjedhur të vishte një fustan të bardhë të hapur në shpatulla, ndërkohë Liam një kostum të zi shumë elegant.




