Ditën e sotme Ambasada shqiptare në Athinë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptaret që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Nëpërmjet një lajmërimi ka treguar se të gjithë ata që do të duan të aplikojnë për një pasaportë në ditët e fundit të vitit do ta kenë të pamundur.

Njoftimi i Ambasadës sonë në Athinë
Ambasada e RSh në Athinë, njofton se më 28 (e premte) dhe 31 dhjetor (e hënë) 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave, për shkak të mbylljes së procedurës të fundvitit për inventarizimin e tyre. Për veprime të tjera konsullore, Zyra konsullore do të funksionojë normalisht në datat e sipërpërmendura. Faleminderit për mirëkuptimin dhe Gëzuar festat!




