Nga Shqipëria / E Hënë 24 Dhjetor 2018, 14:02

Si asnjëherë më parë, Valbona Selimllari publikon pamje nga super shtëpia e saj

Ish-miss i shqiptar Valbona Selimllari është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Që në daljen e saj të parë, Valbona ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj dhe pavarësisht viteve ajo vijon të mbetet ende një nga femrat më të bukura shqiptare.

Siç dihet Valbona është kujdesur gjithmonë që jetën e saj personale ta mbajë sa më larg syrit të publikut dhe asnjëherë nuk ka publikuar foto nga familja e saj, ose dhe shtëpia ku jeton.

Së fundmi, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka publikuar një video të Valbonës shfaqet krah së bijës Vivien, duke i lexuar librin “Një shëtitje në trupin e njeriut”.

“Faleminderit Valbonë, që beson fort se çdo çast leximi me fëmijët është më shumë sesa një faqe libri, është një themel i fortë që i japim jetës së tyre! T’u lexojmë SOT, që të lexojnë vetë NESËR”, shkruan ministrja.

Në të shihet dhe ambient i shtëpisë së saj, ku bie në sy një dekorim mjaft klasik me divan jeshil, shumë piktura nëpër mure dhe sigurisht nuk mungon edhe bredhi i Vitit të Ri i cili është i gjithi i zbukuruar.