Eni Çobani është kthyer në një ndër personazhet më të pëlqyer dhe të dashur për publikun. Rubrika e saj "Shihemi në gjyq" është padyshim një ndër më të ndjekurat nga publiku. Siç dihet ajo prej kohësh ka pasur një look dhe rrallëherë ka eksperimentuar me të.

Mirëpo, ditën e djeshme në “E diela shqiptare”, ajo i ka surprizuar të gjithë teksa është shfaqur me një pamje shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Eni ka prerë balluke dhe ky stil i ri flokësh e ka ndryshuar shumë atë, por që i shkojnë shumë.





