Nga Shqipëria / E Hënë 24 Dhjetor 2018, 13:01

Australia i bën jehonë vendit tonë : Ja qyteti shqiptarë që duhet të vizitoni patjetër

Mediat australiane i kanë dedikuar së fundmi një vëmendje të madhe bukurive natyrore të Shqipërisë dhe vlerave arkeologjike. Në një artikull të publikuar së fundmi, ata e kanë futur vendin tonë në listën e “40 destinacioneve më të nënvlerësuara në botë”.

Me Rivierën e saj dhe me kulturën e trashëgiminë botërore që bën pjesë në UNESCO, “Business Insider Australia” nxit lexuesit e saj të huaj që të vendosin Shqipërinë në listën e pushimeve të ardhshme.

“Ndërsa ju do të gjeni eshtrat e një sinagogë të shekullit të 5 në vetë qytetin e Sarandës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që daton në kohët parahistorike ndodhet rreth 12 milje jashtë Sarandës. Vendi, Butrinti, gjatë historisë së saj funksiononte si një koloni greke, një qytet romak dhe një peshkop. Nëse preferoni të kapni disa rreze, disa nga plazhet më të njohura në zonë përfshijnë Plazhin e Pasqyrave, Santa Quaranta Beach dhe Plazhi i Pulëbardhës”, shkruhet në këtë artikull.

Fotot e një shoku te Pulëbardha Beach ishin shtysë për vizitën time në Shqipëri dhe ia vlejti shumë”, shkruan një përdorues i TripAdvisor, citon media australiane. “Si një bonus shtesë, ishulli grek i Korfuzit është shumë pranë, vetëm përmes një udhëtimi të shkurtër me traget nga Saranda”.

Po ashtu, disa destinacionet e tjera të cilat janë përmendur në këtë artikull janë: Bergen Norvegji, ishulli Anguilla, Valparaiso në Kili, Liqeni Bohinj në Slloveni, Teksas SHBA, Alberta Kanada, Pulia në Itali, La Roque-Gageac në Francë, shteti i pasur i Liechtenstein, Extremadura në Spanjë etj.