Nga Shqipëria / E Hënë 24 Dhjetor 2018, 12:12

E papritur/ Bleona Qereti së shpejti nënë, këngëtarja jep lajmin e ëmbël

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Bleona një vit më parë i habiti të gjithë teksa shfaqej duke injektuar një shiringë për ngrirjen e vezëve. Ajo rrëfeu se donte të ngrinte vezët në mënyrë që të bëhej nënë në momentin që ajo do donte dhe kur të gjente partnerin ideal.

Mirëpo, ditën e sotme Bleona ka lajmëruar se ka hequr dorë nga ngrirja e vezëve dhe është gati që të bëhet nënë për herë të parë. Ajo ka publikuar një foto nga spitali ku ka rrëfyer për fansat se do të bëjë një fertilizim Vitro.

"Kur nuk e ke gjetur të duhurin, ka gjithmonë një zgjidhje, fertilizimi."- janë fjalët e këngëtares në postim.

Në komentet e fotos një nga mikeshat e saj i ka thënë se më në fund do të bëhet teze dhe këngëtarja  e ka konfirmuar duke pranuar kështu se do të bëhet nënë së shpejti.