Tayna ka qenë padyshim një ndër këngëtaret më të komentuara këtë vit. Këngët e saj “Columbiana”, “A je”, “Shqipe” etj, janë kthyer në super hite dhe kanë shumë klikime në Youtube. Tayna është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë i përgjigjet pyetjeve të fansave në ‘Instastory’.

Së fundmi, njëri prej tyre i ka kritikuar hundën dhe i ka sugjeruar asaj që ta bëjë atë operacion plastik, mirëpo përgjigja e saj nuk pritej.

"Të lutem modeloje një çikë hundën, do ishte më mirë."- i shkruan ai.
“Janë mësuar njerëzit me ata që shohin në ekran, që kanë mbetur pa hundë duke e zvogëluar dhe e imja i duket jo normale. Mua kështu më pëlqen se për ta bërë kam mundësi dhe kam pasur gjithmonë. Kryesorja është që nuk e fus në punë të huaja, për të tjerat është në rregull."- ja ka kthyer Tayna.






