Olta Gixhari është padyshim një ndër aktoret e preferuara shqiptare e cila ka tërhequr vëmendjen gjithmonë me tipin e saj, por edhe pamjen shumë seksi. Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin "Thumb" ku ka folur më shumë rreth vetes.

Olta ka habitur teksa ka rrëfyer se e urren barazinë gjinore dhe se ajo dëshiron që të jetë e varur financiarisht nga mashkulli që do ketë në krahë, pasi ai duhet ta bëjë të ndihet femër.

“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam por lekët burrit ja marrim. Lere se çfarë themi ne por çfarë ndodh përreth. E duan por i pyesin për lekët tek banka. Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm monetarisht por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër. Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër kush është mashkull", është shprehur Olta.






