Ditën e sotme i ftuar në E diela shqiptare ka qenë stilisti i njohur Joni Peçi i cili ka bërë një rrëfim shumë prekës, ku ka treguar gjithë historinë e tij familjare dhe vështirësitë që kanë pasur dikur.

Joni ka rrëfyer se familja e tij ka qenë pjesë e ish të përndjekurve politik dhe se madje kanë tentuar që ti marrin nënën. Ai kujton se në atë kohë ka qenë në kopësht dhe kur është kthyer disa njerëz i kanë marrë mamanë dhe madje vëllai i tij i vogël ka lindur në internim.

“Kam qenë shumë i vogël dhe më kujtohet që shkoja çdo mëngjes në kopsht. Më çonte gjyshi. Atë ditë ai ishte larguar për të na blerë simite dhe mami më nxori prej dore deri tek rrugica që më pas të takoja gjyshin. Dhe … në një moment shikoj një makinë që ishte një Jeep i asaj kohe dhe shikoj dy policë që vijnë e marrin. Marrin mamin tim, por unë s’e kuptoja, isha diku tek 4 a 5 vjeç. Më kujtohet se si prisja në dritare tek kopshti të vinte të më merrte mami. Kur u ktheva nga kopshti një kamion po merrte plaçkat e shtëpisë sonë”.

“Nëse do të kisha fëmijë vetë do të doja të mos i mungonte asgjë, qoftë dhe një pemë e vitit të ri”, tha ai i përlotur.





