Almeda Abazi dhe aktori i njohur Turk, Tolgahan Sayisman, zbuluan disa muaj më parë në një festë mes miqsh e familjarësh se fëmija i tyre i parë do të jetë djalë.

Tashmë bukuroshja shqiptare ndodhet në muajin e pestë të shtatzanisë dhe bashkë me bashkëshortin, ajo ka nisur përgatitjet për të voglin që do t’i shtohet familjes.

Sipas “Iconstyle”, është vendosur edhe emri i djalit. Kanë qenë plot 21 familjarë të Almedës dhe Tolgës që kanë votuar mes dy alternativave më të pëlqyera të çiftit, duke zgjedhur mes emrave Alperhan dhe Effhan.

Kështu, bëhet e ditur se ata kanë zgjedhur Effhan si emrin më të bukur dhe që do të mbajë djali që do të vijë në jetë në muajin prill.





