Nga Shqipëria / E Diel 23 Dhjetor 2018, 17:05

'Më dergojnë mesazhe', Luana zbulon 4 VIP-at me famë ndërkombëtare që e ngacmojnë

Luana Vjollca është padyshim një ndër femrat më seksi në shoëbizin shqiptar. Shumë e ndjekur dhe aktive në rrjete sociale, Luana publikon herë pas here foto dhe video shumë provokuese që komentohen nga të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme në Shiko kush luan, moderatorja ka zbuluar se në ‘Instagram’ nuk i vijnë mesazhe vetëm nga personazhet shqiptar por edhe nga shumë të famshëm të tjerë nëpër botë.

Ajo u bë pjesë e lojës Haje ose ndaje dhe iu kërkua që të tregonte një sekret nga jeta e saj private. Ndonëse u vendos në vështirësi, Luana zbuloi se asaj i kanë shkruar disa nga VIP-a me famë botërore.

“Nëse unë them, që në Instagram më kanë shkruajtur Tyga, DJ Snake, Calvin Harris dhe The Game, a quhet nga jeta personale? Jeni të kënaqur?"