Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme në faqen e tij në Facebook një video ku tregohej se si i kishte ndryshuar jeta familjes Xhabafti në Vaqarr brenda dy muajve.

Edi Rama kishte qenë në këtë familje në muajin tetor, ku dhe pa kushtet e mjerueshme në të cilat jetonte familja. Ata nuk kishin një shtëpi, pasi çdo gjë që binte jashtë futej brenda.

Pasi pa kushtet e vështira të jetesës dhe varfërinë e plotë në të cilën jetonte familja, Rama u premtoi atyre ndërtimin e një banese të re. Tashmë shtëpia e familjes Xhabafti ka përfunduar dhe katër fëmijëve u është bërë dhurata më e bukur këtë fundvit.






